Ndalesa e radhës e opozitës së bashkuar do të jetë Elbasani. Pas mbledhjes së Shkodrës, aleatët opozitarë mblidhen qytetin e dytë të vendit ku sipas tyre mbizotëron krimi me lidhje qeveritare.
Mbledhja do të mbahet të enjten në ora 10:00 paralelisht me seancën planare duke shënuar mungesën e dytë për këtë sesion të opozitës në Parlament.
Nga Shkodra Lulzim Basha paralajmëroi se çlirimi i qeverisës nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri ndërsa një platformë politike parashikohet të përgatitet nga opozita për ti dhënë vendi, siguri, rend dhe shtet të së drejtës.