Komisioni i Venecias ka miratuar sot opinionin përfundimtar për reformën në Drejtësi. Sipas këtij komisioni, tashmë i takon Parlamentit që të miratojë këtë reformë.
“Tashmë është përgjegjësi e parlamentit të bëjë reformën. Falenderojmë delegacionin e Bashkimit Europian për mbështetjen”, citohet në
njoftimin e Komisionit të Venecias. Reforma në drejtësi, prej kohësh ka qenë kryefjala e axhendës së politikës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar reformën në drejtësi si një nga 5 pikat më të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa ka theksuar se ajo do të përmbyllet në pranverë