Lulzim Basha ka kërkuar nga mazhoranca që t’i heqë menjëherë mandatin deputetes Olta Xhaçka.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha iu referua opinionit të Komisionit të Venecias duke thënë se çdo interpretim tjetër është përpjekje për të mbrojtur paligjshmërinë.
Ai tha se në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i heqin mandatin Olta Xhçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë.
Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të targetohet drejtësia sipas interesit politik dhe individual, siç fatkeqësisht po bëhet sot nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës”, shkruan Basha.