Opinion ka pasur javën e shkuar katër emisione të fokusuara kryesisht tek aktualiteti, shoqëruar me probleme sociale. Për herë të parë, dy emisione, ai i të hënës për protestën e shoqërisë civile tek Liqeni dhe ai i së enjtes me Kreun e PD, Lulzim basha për ngjarjet në parlament kanë rregjistruar ndjekje mesatare (share) të barabartë. Të dy emisionet kanë pasur një shikueshmëri prej 42.1 % share. ndërkohë ai i përplasjes së Shoqërisë civile për këndin e lojrave tek liqeni ka pasur maksimumin 60.4 share, ndërsa Basha, 60 % share.
Emisioni i së martës për përdorimin e drogës në lokalet e natës në Shqipëri ka pasur një shikueshmëri prej 30.6 % share, me maksimale, 41.5 përqind.
Emisioni i së enjtes për reklamat dhe publicitetin ka pasur një mesatare prej 26.3 % share dhe një maksimale prek 41.9 %.
Sot opinion nis javën me një ballafaqim të Kryetarit të Bashkisë Veliaj me një panel gazetarësh dhe grupesh interesi.
opinion.al