Në rrëfimin e tij të qetë dhe të shtruar, At Zef Pllumi, tregon me saktësi çdo ngjarje e detaj të jetës së tij. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me akuzat mbi të cilat u bë burgosja e tij, At Zefi shprehet:
“Besa-bese,a to akuza qe m’u bne jo vetem mue, por dhe tane kolegeve te mi, jane akuza teper te marra:jo se kena pru fashizmin, se I kena sherbye Austrise …. Une s’ishem le ne ate kohe t’Austrise. Une akuzen e kishem bashke me tane tjeret: se kam punue per fashizmin. I kane thane akuze, I kane thane hetuesi: as kane ba akuze, as kane ba hetuesi. Ata, hetuesat, gjys’analfavete jane kene, I bajshin vete, bajshin hartimet cka u nepte Dega. Te torturojshin m te ba me I firmos nj’ato”.