Deputeti demokrat Aldo Bumçi, është shprehur në “Opinion”, se ka disa akte nga Kryeministri Rama, që tregojnë mendësinë e tij. Bumçi ka listuar një sërë momentesh kur Rama ka ngritur simbole të diktaturës.
“Vitin e parë në qeverisje, kemi parë që fotografia e Enver Hoxhës të mbijë në aktivitetet publike, ku kemi parë të jenë të pranishëm Edi Rama dhe Ilir Meta”.
Bumçi ka vijuar më tej duke kujtuar edhe rastin e Gjirokastrës ku në nje aktivitet, ne praninë e Erion Veliajt dhe ministri Ahmetaj është shfaqur sërish fotoja e Enver Hoxhës
Cili drejtues i Europës nxjerr diktatorin në FB, u shpreh Bumçi, duke pohuar se Enver Hoxha ka qenë një nga diktatorët më gjaktarë.