Që në nisje të emisionit “Opinion” kanë nisur edhe debatet ku po interpretohet reforma në drejtësi dhe qendrimi i politikanëve. Gazetarja Anila Basha i tha analistit Preç Zogajt se ke bërë dy shkrime në gazetë ku ke thënë se amerikanët po hyjnë në punët tona. Zogaj i revoltuar tha se “ti po keqinterpreton ose nuk e ke lexuar fare shkrimin tim”.