Një tjetër ngjarje e rëndë e cila goditi këtë fillim viti Shqipërisë ishte edhe vrasja e ndodhur në Sarandë, ku bashkëshorti Afrim Uzo vrau gruan Lino Uzo dhe më pas veten. Sipas gazetarit Koka ishte tentuar disa herë për të pajtuar çiftin dhe duket se gjithçka ishte zgjidhur. Madje sipas gazetarit Spartak Koka, djali i çiftit kishte dalë i qetë nga shtëpia, mëngjesin e vrasjes, duke menduar se gjithçka ishte zgjidhur midis prindërve. Ndërsa specialisti i Krimeve të Rënda Agron Hysi, thotë se policia nuk ka pasur asnjë sinjalizim. “Si mund ta kishim një sinjalizim të tillë, aq më shumë kur ata kanë kaluar Vitin e Ri bashkë?-tha Hysi.