Biznesmeni dhe mjeku i njohur Vasil Llajo ka vendosur që këtë vit të angazhohet në politikë. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të hëne, ai vjen me një intervistë ndryshe, jo nga studioja e “Opinion”, por në fushën e blertë të stadiumit “Air Albania”, në vendin ku ka aq shumë kujtime, të vjetra dhe të bukura. Vasil Llajo është kandidat i PS për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 Majit. Këtë mbrëmje ai vjen me një rrëfim ndryshe e të sinqertë, ku flet për pasionin, profesionin dhe angazhimin e tij në politikë.