Të enjten 8 shkurt 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema: “Shqipëria, rekord të burgosurish!”.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Elisabeta Imeraj, Erinda Ballaca, Artiola Hoxha, Spartak Koka, Lorenc Vangjeli.
Kjo temë është trajtuar në pjesën e parë të “Opinion”. Në pjesën e dytë të emisionit është transmetuar reportazhi i plotë nga momenti i hyrjes në burgun e Peqinit vizita në gjithë ambientet e brendshme të burgut përfshirë edhe kishën dhe xhaminë në ambientet e burgut.
Në pjesën e tretë është transmetuar një intervistë me Peter Fekete, CEO i kompanisë 4iG, i cili foli për rrjetin 5G në Shqipëri, që sipas tij do jetë i mundur në tre vitet e ardhshme.