I ftuar mbrëmjen e së enjtes, 14 dhjetor 2023, në emisionin “Opinion” ka qenë ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.
Berisha ka qenë përballë dy gazetarëve Andi Tela dhe Jonida Shehu në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit për rreth 1 orë e 28 minuta.
Ish-kryeministri ka folur për kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, për aksionin opozitar në parlament, raportet mes vetë opozitës, situatën në aleancat e opozitës, çfarë po ndodh me raportet me mazhorancën etj.
Ndërsa në pjesën e tretë “historitë e së enjtes”, është transmetuar historia e Fatjon Gjokës, pronarit të klinikës “Advanced”, i cili mbetet i papunë në vitin 2008, kur shkoi në Kosovë dhe zbuloi sekretin e një klinike për mbjelljen e flokëve.
U kthye në Shqipëri pak kohë më pas hapi klinikën “Advanced” që sot sipas tij është një nga klinikat e specializuara për mbjelljen e flokëve.