Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, ndodhet në studio kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përballë gazetarëve: Bruna Çifligu, Fatos Hakorja, Mentor Kikia, Albatros Rexhaj.
Diskutimi në studio do t’i përmbahet pesë pikave kryesore:
Bordi i Paqes dhe qëndrimi i Partisë Demokratike
Investimi në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, që soli në Shqipëri dhe Ivanka Trump, vajzën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump
Çështja Balluku dhe e AKSHI-t
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike që do të mbahet të shtunën, 24 janar 2026
Aksioni opozitar dhe problemet brenda Partisë Demokratike.

















