Emisioni “Opinion” këtë të hënë ishte në një tjetër transmetim live në ekranin e Tv Klan, duke sjellë në kohë reale të gjitha zhvillimet rreth zgjedhjeve parlamentare 2025.
Duke nisur nga ora 21:00, në studion e gazetarit Blendi Fevziu të ftuarit folën për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, por nuk munguan as lidhjet e drejtpërdrejta.
Të ftuar: Arsejda Gjyli, Baton Haxhiu, Artan Hoxha, Preç Zogaj, Neritan Sejamini, Fatos Hakorja.