Është diskutuar të hënën (14 shkurt) në emisionin “Opinion” për temën “Putin përballë perëndimit, luftë apo bllof”.
“Opinion” është fokusuar te ngjarjet në Ukrainë, në një kohë kur duket se tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë arritur kulmin, ndërsa SHBA ka njoftuar përmes shërbimeve sekrete dhe të burimeve satelitore se e mërkura do të jetë dita e një sulmi të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Të ftuar në studio me gazetarin Blendi Fevzi për të folur për këtë temë:
Esmeralda Kolaneci
Dritan Demiraj
Denis Deliu
Ralf Gjoni
Fitim Zekthi
Arben Andoni
Lidhje direkte:
Mariglen Kadiasi
Aleksandër Novik
Menada Zaimi
Në pjesën e tretë është transmetuar reagimi i ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhënë për emisionin “Opinion”, ku iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Ukrainë për tu larguar, por gjithashtu ka folur edhe për qëndrimin e Shqipërisë në këtë konflikt.