Në pjesën e parë dhe të dyte të emisionit të sotëm “Opinion”, do të diskutohet për ato profesione të cilat shpesh herë përballen me rreziqe, duke e bërë punën më sfiduese, por gjithashtu dhe interesante.
Secili prej tyre, do të tregojë të bukuren e profesionit të tyre, sfidat me të cilat përballen, si dhe eksperiencat më interesante që ata kanë kaluar përmes rreziqeve.
Në studio janë të ftuar 9 persona: Dorarta Koka, speleologe, Sherif Dyrmishaj, peshkatar, Gani Lami, minator, Aida Topalli, gazetare, Denis Deliu, ish-ushtarak, Saimir Kalbaj, kërkim-shpëtimi malor, Bekris Dragusha, vrojtues bregdetar, Shpend Sakolli, elektromekanik, Luan Kapaj, zjarrfikës

















