Analisti Preç Zogaj ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se kreu i PD Lulzim Basha ka bërë sot një lëshim. Sipas Zogajt, Basha ka arritur në një pik tjetër që nuk e ka toleruar më parë, ai sot e nuk e ka vënë kusht qeverinë teknike.
“Thelbi i çështjes është që Rama të ngrihet në lartësinë e zgjidhjes së mirë. Që të pranoj që në gjithë këtë kompleksitet të vërtetash të pranuara tashmë, që janë droga dhe kriminalizimi, të pranoj që të shkoj në zgjedhje për kryeministër, por jo si kryeministër”, ka deklaruar Zogaj./opinion.al