Në emisionin “Opinion” të së mërkurës, 4 tetor 2023, është trajtuar tema “Për Shqipërinë apo Gjermaninë, për çfarë protestojnë studentët e mjekësisë?”.
Studentët e Mjekësisë kanë pothuajse disa muaj që prej fundit të sezonit të kaluar që janë në protesta të vazhdueshme lidhur me një vendim të qeverisë i cili kërkon një trajtim të veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë të Mjekësisë së Përgjithshme në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë.
Ky vendim kërkon që studentët e Mjekësisë që po diplomohen në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë të detyrohen ose të shërbejnë për 3 vite pas mbarimit të studimeve në Shqipëri derisa të shlyejnë atë që quhet investimi që shteti shqiptar ka bërë për studimet e tyre, ose në qoftë se do duan të largohen drejt Gjermanisë mund ta bëjnë këtë që ditën e parë duke paguar një kosto të viteve të studimeve.
Të ftuar në studio për të folur mbi këtë temë ishin një panel me studentë të Mjekësisë dhe 3 pedagogë, Mark Marku, Iris Luarasi dhe Jordan Daci.
Për më tepër ndiqni emisionin “Opinion”.