Në emisionin e Blendi Fevziut, Opinion Tv Klan, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se, “kjo reformë unilaterale e maxhorancës godet 2 elemente kryesore të rekomandimeve të Venecias. Shumica e cilësuar e maxhorancës është instrumenti i maxhorancës për të kapur sistemin e drejtësisë, duke dalë kundër Komisionit të Venecias. Kjo është një reformë me hile. Sipas komisionit të Venecias, duhet të kemi pjesëmarrje të cilësuar të opozitës në këtë proces”.