Qesharake e cilëson kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi kërkesën e PS ndaj Gjyktës Kushtetuese për të marrë një opinion këshillimor nga Komisioni i Venecias për mandatin e deputetes. Olta Xhaçka.
Në një reagim në “Facebook”, Bardhi thotë se “Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.”
Postimi i Gazment Bardhi
Mazhoranca socialiste i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë një opinion këshillimor nga Komisioni i Venecias se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet! Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!