Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina, foli sonte në “Opinion” për herë të parë pas publikimit të pamjeve mjaft sensitive në disa media. Thotë se videon e sherrit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, pas të cilit humbi jetën djali i saj, nuk ka mundur ta shohë dhe se është shumë e tronditur!