Në emisionin “Opinion” të së hënës, 2 tetor 2023, janë trajtuar dy tema të ndryshme.
Në pjesën e parë “Opinion” është fokusuar te një video erotike që “trazoi” rrjetet sociale gjatë fundjavës, por shumë shpejt u kuptua që ishte produkt i inteligjencës artificiale. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë u sqarua e vërteta rreth saj.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Iris Luarasi, Denisa Kele, Blerim Gjeladini, Eni Ferhati.
Në pjesën e dytë dhe të tretë ka qenë i ftuar në një intervistë në “Opinion”, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, i cili ka folur për rreziqet e deklarimit të kombësisë në zonat minoritare në Censusin e vitit 2023.
Për më tepër ndiqni emisionin ”Opinion”.