Mbrëmjen e 21 nëntorit në programin “Opinion” u diskutuan një sërë çështjesh, duke nisur nga përplasja e Presidentit Meta me Ambasadën Amerikane deri tek zhdukja e Kajmakut.
Klotilda Ferhati, Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli, Çlirim Gjata, Klodiana Lala dhe Fitim Zekthi diskutuan përplasjen mes Metës dhe ambasadës amerikane, kush e kërcënoi zëdhënësin e Presidentit, 53 metrat katrorë që dogjën Besnik Muçin, kush është Ardian Dvorani dhe ku është zhdukur ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.
Në pjesën e tretë u shfaq një intervistë me gazetarin Taulant Kopliku, i cili ka shoqëruar grupin e emisionit “Le Iene” në kampin Al Hol në Siri. Ai ishte shqiptari i vetëm që shkoi me ta dhe ndoqi hap pas hapi fatin e Alvin Berishës, duke identifikuar edhe shqiptarë të tjerë atje.
Emisioni i plotë në videot e mëposhtme: