Këtë të martë 19 dhjetor 2023 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Kush e porositi vrasjen në burgun e Peqinit?”.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Artan Hoxha, Merin Maçi, Femi Sufaj, Arjan Dyrmishi, Zef Gjeta.
Kjo temë është trajtuar në pjesën e parë të emisionit për rreth 55 min. Së bashku me këtë temë është diskutuar arrestimi i kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës në Spanjë.
Në pjesën e dytë dhe të tretë të emisionit “në kuadër të bashkëpunimeve të emisionit “Opinion” me emisionin 31 minuta të realizuar nga Qendra Shqiptare për Gazetarinë investigative me mbështetjen e ambasadës së SHBA u transmetuan dy episode të reja që lidhen me infrastruktuarën rrugore.