Nga studio e emisionit “Opinion”, Koço Kokëdhima ka folur për çështjen e heqjes së mandatit të tij, me bindjen, se kjo nuk do të ndodhë.
“Çështjet për mandantin bazohen në shpifje dhe në gënjeshtra. Nuk është në diksutim mandati im i deputetit. Unë dua që nga kjo studio t’ju them se jam në politikë, do të jem në politikë dhe do të lënë gjurmën time në politikë. Dhe këtë mandat unë do ta përfundoj deri në fund. Unë kam qenë në qendër të sulmeve të Saliut qe ne fillim, sepse ata e kuptojmë aktivitetin tim, si pengesë për ta”.