Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite

Këtë të dielë, të 11 Majit, të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, votuan për formimin e qeverisë së re dhe kryeministrit të ri për një mandat 4-vjeçar. Televizioni Klan dhe Klan News kanë ndjekur në transmetim të drejtpërdrejtë të gjitha zhvillimet gjatë procesit zgjedhor.


Emisioni “Opinion” në Tv Klan pas mbylljes së qendrave të votimit e deri në mesnatë do të jetë në transmetim maratonë duke transmetuar të gjitha zhvillimet politike që lidhen me zgjedhjet dhe procesin e numërimit.

“Opinion” gjithashtu paraqiti për publikun një skedë mjaft interesantë të përballje të liderëve politikë që nga viti 1991 e deri në vitin 2025, të cilat janë zgjedhjet e 11-ta të Shqipërisë post  komuniste.

Në vitin 1991 përballja kryesore ishte mes Ramiz Alisë, Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Salin Berishës nga Partia Demokratike, futën dhe Sabri Godon nga Partia Republikane, ose Skënder Gjinushin nga PSD-ja.

Në vitin 1992 shënohen zgjedhjet e para të parakohshme përballja ishte me Fatos Nanos të Partisë Socialiste dhe Sali Berishës të Partisë Demokratike, figurë protagoniste ishte dhe Sabri Gogo. Në vitin 1996 në zgjedhjet e radhës përballja ishte mes Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Sabri Gogos.

Në vitin 1997 mbahen zgjedhjet e dyta të parakohshme, që ajo kohë nuk kemi pasur më zgjedhje të parakohshme, beteja politike ishte mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Këto dy figura politike ishin po ashtu protagonistet në vitin 2001.

Vazhdon beteja politike për të fituar zgjedhjet mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, njëri lideri i forcës së majtë dhe tjetri i forcës politike të djathtë.

Në vitin 2009 kemi në krye të Partisë Socialiste Edi Ramën, beteja për zgjedhjet e vitit 2009-ës ishte mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që mori një peshë në sferën politike të atyre viteve.

Në vitin 2013, dy kundërshtarët kryesorë politikë për të qenë në krye të qeverisë ishin Edi Rama dhe Sali Berisha, sërish Ilir Meta i LSI.

Në vitin 2017 kemi një mungesë të figurës së Sali Berishës, në krye të PD ishte Lulzim Basha prandaj dhe gara elektorale ishte mes Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit. Po në këtë viti Ilir Meta kaloi në postin e Presidentit.

Në zgjedhjet e vitit 2021 kemi tre figura kryesore, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin  në krye të LSI. Kurse në zgjedhjet e vitit 2025, që zhvillohen këtë të dielë të 11 majit, beteja politike për formimin e qeverisë së re është mes Edi Ramës kreut të PS dhe Sali Berishës kreu të PD dhe “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT