Në pjesën e tretë emisioni “Opinion” në Tv Klan sjell një histori të veçantë. Doktor Besnik Cullhaj është drejtuesi i një rrjeti laboratorësh të quajtur “Genius LAB” në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet në vitin 1993 ka qenë student i Dhjetorit. Në momentin që filloi të punonte si mjek fshati në Kavajë, i doli specializimi. Ministri e çoi atë në specializim si mjek laborant, ndërkohë që ai dëshironte që të bëhej kardiolog. I mërzitur nga ky specializim pasi mbaroi një pjesë të studimeve ai iu drejtua Italisë si emigrant, duke kaluar “Kanalin e Otrantos” me gomone, por në Romë ku kërkonte të punonte si laborant, mjeku që e njohu i tha “është mëkat që ti të lësh specializimin si mjek dhe të punosh laborant”. Ai e trajnoi dhe e këshilloi që të kthehej në shtëpi. Doktor Besnik Cullhaj hapi laboratorin e parë në Kavajë dhe sot ka 39 laboratorë.