Mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u trajtua tema lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri si dhe shtrirjen e tij në disa qytete.
Gjithashtu u diskutua rreth nismës që Kryeministri Rama deklaroi në studion e “Opinion” për një plan masash kundër kriminelëve.
Të ftuar për të trajtuar këtë temë në studio ishin, zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gazetari Artan Hoxha, gazetari Spartak Koka, gazetari Driçim Çaka, gazetarja Lindita Çela dhe gazetarja Fatjona Mejdini./Opinion.al/