Sonte në emisionin “Opinion” po diskutohet për vendet turistike dhe aventuriere në Shqipëri. Petrit Gjeçaj është shprehur se rritja e turistëve në Theth është e përvitshme, sipas tij çdo vit rritet me 20% numri i turistëve që e vizitojnë këtë vend. Gjeçaj u shpreh se Thethi ka 10-15 mijë turistë çdo vit dhe Valbona është zona më e vizituar.
Sipas tij dominojnë turistët e huaj megjithëse zona nuk ka infrastrukturë: “Me një rrugë që është më e keqja në Ballka, edhe pse është më e vjetra në Shqipëri”. /opinion.al