Këtë të hënë në emisionin “Opinion” (17 prill, 2023) u trajtua tema “Fushata, nis përballja Rama-Berisha!”
Në fillim të pjesë së parë pati një lidhje direkte me 28-vjeçaren që u mor peng dhe u dhunua nga Gleard Gusholli, e cila tregoi detaje mbi dhunën e ushtruar ndaj saj. Po ashtu në lidhje direkte ishte dhe avokati i saj Enea Cenko.
Lidhur me temën “Fushata, nis përballja Rama-Berisha!”, ishin të ftuar në studio Floida Kërpaçi, Anuela Ristani, Blendi Klosi, Ervin Salianji.
Kjo temë u trajtua në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë të emisionit, ndërsa në pjesën e tretë të tij u transmetua përmbledhja e hapjes së fushatës së PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.