I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, foli për kanabizimin e vendit, ai tha se ka një shqetësim që nuk është më i lokalizuar, por ka marrë edhe shqetësimin e mediave botërore. “Është një problem që duhet t’i dalim ballas, nuk mund t’i ikim problemit”, tha Vasili.
I ngacmuar më tej nga gazetari Blendi Fevziu, për deklaratën paralajmëruese që ai u ka bërë deputetëve të LSI-së “që të kenë kujdes mos policia ju u fut drogë në makinë”, Vasili e mohoi një gjë të tillë, ai tha se nuk bën publike deklaratat që i bën në mbledhje të mbyllura.
Fevziu: Është e vërtetë se keni marrë biçikletën për të lëvizur, dhe kini lënë makinën, për të shmangur futjen e drogës?
Vasili: Nuk kam bërë një argument të tillë. Po të kisha një qëndrim të caktuar do ta kisha bërë publik. Kamerat e TV klan mund të vërtetojnë fare lehtë me çfarë erdha, unë kam ardhur me automjetin tim. /opinion.al