Është diskutuar të mërkurën (16 Mars) në emisionin “Opinion” për 3 tema. “Opinion” është fokusuar te protesta e qytetarëve para kryeministrisë për rritjen e çmimeve dhe për pikëpyetjet e ngritura për këtë protestë nëse duhej organizuar tani në kohën kur Rusia ka pushtuar Ukrainën apo jo.
Të ftuar në studio për të folur për këtë teme:
- Baton Haxhiu
- Adriatik Lapaj
Po ashtu në emisionin “Opinion” është diskutuar për ndalimin e Elsa Lilës në Itali për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminel që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.
Në lidhje të drejtpërdrejtë për këtë çështje:
- Fatjona Mejdini
- Eni Ferhati
Ndërsa në pjesën e dytë dhe tretë të emisionit “Opinion” është transmetuar një intervistë e ish-nënkryetarit të PD Agron Gjekmarkaj, i cili ka shpjeguar qëndrimin e tij dhe ka theksuar se nuk do të ketë më pozicione drejtuese në PD pasi ai thotë se do të dëgjojë zërin e votuesve të cilët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit renditën PD-në forcë të tretë politike në vend.
Për më tepër ndiqni emisionin: