Sonte në emisionin Opinion është duke u trajtuar tema për “Gatimin si pasion”, mes tetë të ftuarve ka qenë dhe Oriola Nebiaj e cila është edhe bashkëpronarja e restorantit “Umamai”. Ajo ka shpjeguar edhe domethënien e këtij emri. Nebiaj tha se bëhet fjalë për një shije “u mami” e cila është zbuluar në vitet 1908 dhe është ndërkombëtare. “Është një shije që ti nuk e përcakton dot, pra nuk është as e ëmbël, as e kripur, as e athët as e hidhur, është një shije që ndryshon gjithmonë”, është shprehur Nebiaj./opinion.al