Në emisionin e së enjtes në “Opinion” (18 Maj, 2023) është diskutuar për temën “Çfarë duhet të bëjë opozita”.
“Opinion” është fokusuar te zgjedhjet e 14 Majit, dhe te çështja se çfarë duhet të ndryshojë opozita që në zgjedhjet e 2025 të jetë me konkurruese.
Të ftuar në studio për të diskutuar për këtë çështje kanë qenë: Jozefina Topalli, Barbara Doda, Dashamir Shehi, Preç Zogaj, Redi Shehu, Artan Hoxha. Në lidhje skype: Ambrozia Meta, Besard Jacaj.
Kjo temë është trajtuar në “Opinion” në pjesën e parë dhe të dytë për 1 orë e 45 minuta. Ndërsa në pjesën e tretë është transmetuar një mini-dokumentar i titulluar “Kudo dhe kurdo me Vodafone”.