Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në drejtimin e Blendi Fevziut u diskutua rreth zgjedhjeve që mazhoranca do të zhvillojë në 30 Qershor.
Në dy pjesët e para të emisionit u debatua në studio rreth asaj çfarë mund të ndodhë në këtë ditë. Në panel ndodheshin gazetari Baton Haxhiu, sekretari për çështjet ligjore të PD-së Çlirim Gjata, analisti Armand Shkullaku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku si dhe analistët Mustafa Nano dhe Andi Bejtja.
Gjithashtu gjatë emisionit u realizua një lidhje telefonike e drejtpërdrejtë me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokun.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, se u ka dërguar shkresë KZAZ-ve dhe policisë të mos boshatisin shkollat, të cilat janë në varësi të Bashkisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Opinion” në Tv Klan, i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse qendrat e votimit do të hapen në shkolla pa lejen e tij, Frrokaj tha se “nëse do të hapen, kjo është çështje force dhe pastaj e ke parasysh atë shprehjen kur janë dy budallenj në një sherr, mirë është të mos jesh aty.”
Pjesa e tretë e emisionit iu dedikua një historie të veçantë të shqiptarëve dhe duhanit. Marrë shkas nga një shkrim ku thuhej se Mbreti Zog në vitet 20-30 ishte një duhanpirësit më të mëdhenj në botë. Inserti pasqyronte raportin e shqiptarëve me duhanin duke marrë shkas nga ky shkrim./Opinion.al/