Në emisionin “Opinion” të martën, 4 korrik 2023, është trajtuar tema “Bujtinat e gjelbërta!”.
“Opinion” është fokusuar te bujtinat, bizneset që nisën si sipërmarrje familjare për të promovuar Shqipërinë në nisje të sezonit turistik.
Të ftuar në studio për të folur për ketë temë kanë qenë: Gledis Laçaj nga Agora Farmhouse, Ersa Marashi nga Bujtina Miqësia, Anila Hyka nga Kodra e Gjelbër, Dukagjin Collaku nga Lord Byron, Blerta Kallajnxhi nga Bujtina Maria, Marjeta Istrefi nga Kantina Duka, Fatjon Duka nga Muza, Apostol Peja nga Agroturizëm Paja.
Në pjesën e tretë është transmetuar një intervistë me Pier Vittorio Farabbi, drejtor i operacioneve në Aeroportin e Rinasit.