Fotoja e Ben Blushit me Lul Berishën gjatë një takimi elektoral në Durrës, ka ngjallur debat mes kreut të LIBRA-s dhe gazetares Anila Basha e cila ishte pjesë e panelit në emisionin “Opinion”.
Teksa gazetarja këmbëngulte që Blushi duhet të njihte kriminelët dhe nuk e pranonte faktin që ata kanë dalë në foto sebashku, Blushi është shprehur se ky ishte një kurth që sipas tij u bë nga zyra e shtypit të qeverisë. Madje në debat e sipër Blushi e ka etiketuar gazetaren si “botuese të Rilindjes”.
Debati
Anila Basha: Tani këto janë muhabete banale.
Ben Blushi: Shiko ça thotë kjo botuesja e Rilindjes. Thotë e ke fajin ti që nuk e njeh kriminelin, e thotë nuk e ka fajin ai që e ka nxjerrë nga burgu.
Anila Basha: Unë nuk jam botuesja Rilindjes. /opinion.al