Të mërkurën 14 shkurt 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Bashkohet PD, çfarë do të ndodhë?”
8 Janari i vitit 2022 shënon një ndër ditët kulmuese të përplasjeve mes demokratëve. Në çdo media u shfaqën imazhet në selinë blu ku nuk mungonin aktet e dhunës.
Protesta e thirrur nga Sali Berisha bëri që mbështetës të tij të futeshin brenda godinës së PD-së e cila ishte e blinduar. Ndërkq të mërkurën në “Opinion” është diskutuar për bashkimin e demokratëve pas bashkimit të grupimit të Berishës dhe Bardhit në selinë blu.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Marsela Karapanço, Lorenc Vangjeli.
Ndërsa në pjesën e dytë dhe të tretë të emisionit janë transmetuar pamje rralla, të të gjithë sekretarëve amerikanë të shtetit që vizituan vendin tonë; Baker, Albright, Poëell, Clinton e Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është sekretari i 6 që viziton Shqipërinë.