Në emisionin “Opinion” është diskutuar në lidhje me protestën e datës 11 shkurt e cila është thirrur nga opozita.
A mund të jetë protesta një mundësi për të rrëzuar qeverisjen Rama, dhe a janë protestat mjeti më efikas ?
Partia Demokratike është ende e paregjistruar për zgjedhjet e 14 majin pasi është e ndarë në dy grupime. Pavarësisht kësaj të dyja grupimet e PD-së kanë lajmëruar se do të jenë prezentë në protestën e 11 shkurtit.
Në pjesën e parë dhe të dytë janë ngritur këto çështje:
- Protesta e Opozitës? A do të merrni pjesë?
- 2- A është çështja McGonigal e mjaftueshme për të rrëzuar Kryeministrin Rama?
- PD, problemi i brendshëm. Si do zgjidhet ngërçi për regjistrimin në zgjedhje?
Të ftuar në studio: Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Klevis Balliu, Baton Haxhiu, Preç Zogaj, Ilir Babaramo, Marsela Karapanço. Në lidhje: Monika Kryemadhi
Në pjesën e tretë të emisionit është sjellë një nga trendet më të reja të momentit. Kompania italiane “Interni Italia” pjesë prej 7 vitesh në Shqipëri bën rimodelimin e shtëpisë. Në bazë të buxhetit që paguar kompania mundëson arredimin e plotë të shtëpisë./Opinion.al