Në emisionin ‘Opinion” është diskutuar mbi gjendjen e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit në të cilën të dyja grupet e PD-së nuk janë regjistruar. Grupi i Sali Berishës për shkak se nuk ka vulën dhe grupi i Alibeajt për mungesë dokumentacioni pasi duhet të firmoset nga ish-kryetari i saj, Lulzim Basha.
I pranishëm ka qenë Ilirjan Celibashi , Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i cili ka qenë përballë panelit të gazetarëve për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve të ngritura për vendimet mbi PD-në.
Të ftuar: Artan Hoxha, Enton Abilekaj, Redi Shehu, Marsela Karapanço, Ergys Mertiri /Opinion.al