Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni Shqipëri-Itali/Mushka, çokollata dhe pako,kodet e grupit të trafikut të drogës

2023/01/28 at 12:50 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacioni Shqipëri-Itali/Mushka, çokollata dhe pako,kodet e grupit të trafikut të drogës

Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore e megaoperacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, në kuadër të të cilit 21 urdhër-arreste janë lëshuar në Shqipëri.


SPAK bëri me dije disa ditë më parë se 15 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa Gjykata pritet që ditën e sotme t’u komunikojë të arrestuarve masën e sigurisë.

Nga përgjimet telefonike të kryera është bërë e mundur që të provohen takimet për shitjen e lëndëve narkotike. Po ashtu në dosjen e siguruar nga abc news, zbulohen kodet e përdorura nga grupi i strukturuar kriminal.

Veprimet dhe pagesat e grupit

Nga analizimi i fletoreve dhe llogarive të kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se periudha 07. 03.2016 deri në 24.01 2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga Alfred Luliu dhe Gjergj Luli në total prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që i korrespondon një vlere monetare prej mbi 200 mijë euro.

Më tej, është provuar se Alfred Luli dhe Gjergji Luli  kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 28 kilogramë kokainë, 153 kg kanabis sativa dhe 40 kilogramë hashash kundrejt një vlere prej 960 mijë euro, sipas shumave , shifrave dhe llojeve të drogës të marra nga fletoret me shkrim dore të sekuestruara në banesën e Alfred Luli. Këto fakte kanë ndodhur në provincën e Bergamos, në periudhën korrik 2015-maj 2016.

Një pjesë e sasisë së lëndës narkotike është shitur për llogari të vëllezërve Luli nga shtetasi Lorenc Arapi në provincën e Bergamos, i cili dyshohet se ka shitur rreth 100 kg canabis sativa (të paguara me dy këste prej 80 000 euro më datë 01.10.2015 dhe 23.10.2015), si dhe 12 kilogramë canabis sativa të tjera, të sekuestruara në datën 15/01.2018 shoferit Milan Ristic.

Po kështu, Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga, kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 67 kg Kannabis sativa, në tre episode:

1) 40 kilogramë para datës 08.12.2017 me vlerë 70 500 euro

2) 12 kg  me datë 16.12.2017

3) 15 kg me datë 01.07.2018

Veprimet hetimore

Nga përgjimet telefonike të kryera për Alfred Lulin dhe vëzhgimet e bëra, është bërë e mundur që të provohet se Alfred Luli në datat 8  dhe 12 mars kishte bërë takime për shitjen e lëndëve narkotike në favor të Saimir Prenga dhe Eexhep Dallupi.

Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës ?

Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.

Simboli “A”  tregon lëndën narkotike të lloji marijuanë nga Shqipëria.

Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë.

Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram, fjala “tym” dhe “çokollate” tregon substancën narkotike  të llojit hashash.

Fjala “Pako” përdoret për të treguat 1 kilogramë.

Fjala “lekë”  monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.

Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Para
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…

Çështje McGonigal/ Grupi i Alibeaj kërkesë Kuvendit për interpelancë me Ramën, ja pyetjet

Programi “EU4Schools”/Anëtarja e PE, Isabel Santos viziton shkollën 9-vjeçare “Bërxullë”

Programi “EU4Schools”/Anëtarja e PE, Isabel Santos viziton shkollën 9-vjeçare “Bërxullë”

Përgjimet/ “Thiu” dhe “Noizy”, si identifikoheshin klientët e bandës së drogës

Përgjimet/ "Thiu” dhe “Noizy”, si identifikoheshin klientët e bandës së drogës
















TE FUNDIT

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
19 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte...

Lexo më shumë

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
19 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramnit në Afganistan. Presidenti Donald Trump pohoi se një hap...

Lexo më shumë

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
19 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda...

Lexo më shumë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
19 Shtator, 2025

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com