Gjykata e Posaçme kalon për gjykim të akuzuarit e dosjes “Plumbi i artë”.
Ndërkaq, sipas News 24 dosja për të shumëkërkuarin e drejtësisë, Talo Çela është kthyer për hetim për një vrasje.
Për Florent Çekrezin u pushua akuza e grupit kriminal dhe do të gjykohet vetëm për mbajtje pa leje të municioneve.
Operacioni i koduar “Plumbi i artë” u ndërmor pas arrestimit dhe dëshmisë të Nuredin Dumanit. Dumani zbuloi emra dhe ngjarje tronditëse nga bota e krimit në vendin tonë.