Qeni “hero” i nuhatjes së eksplozivëve, i cili humbi jetën gjatë një aksioni të profilit të lartë antiterrorist në Paris, pas sulmeve të 13 nëntorit, ishte vrarë nga vetë trupat speciale, u konfirmua të dielën. Trupat speciale jo vetëm që kishin vrarë Diesel, qenin që u bë i
famshëm pas vdekjes në të gjitha raportimet në mbarë botën për sulmet terroriste të Parisit, por kishin plagosur fqinjë të pafajshëm dhe kishin rrezikuar jetën e pesë policëve të tjerë që po merrnin pjesë në aksion, sipas “Daily Mail”.
Mburojat e policëve ishin qëlluar të gjitha nga plumbat “Brenneke” që u përdorën nga forcat speciale franceze gjatë sulmit në një apartament në lagjen SaintDenis në periferi të Parisit, në muajin nëntor.
Aksioni çoi në vdekjen e të paktën dy terroristëve që kishin marrë pjesë në sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 njerëz. Por ata që ishin brenda apartamentit kishin pasur vetëm një pistoletë automatike dhe nuk ishin në gjendje për të përballuar aksionin.
Publikimi i raportit për ngjarjen është një turp për trupën elitë të policisë franceze, RAID, të cilët kanë marrë nderime të mëdha për aksionin dhe profesionalizmin gjatë sulmit.
“Diesel u vra me Brennekes”, tha JeanMichel Fauvergue, i cili komandoi operacionin nga RAID. Ekipi i tij përdor plumba “Brennekes” të prodhuara nga kompania gjermane “Brenneke GmbH”. Komandanti Fauvergue ka pranuar se të shtëna të shumta u përdorën për të vrarë Abdelhamid Abaaoud, liderin 26vjeçar të terroristëve të Parisit dhe sulmuesin tjetër, Chakib Akrouh, 25 vjeç. Por kush Wrira e Abaaoud, Hasna Ait Boulahcen, edhe ajo 26 vjeçe, ishte bërë shoshë nga plumbat dhe humbi jetën gjatë sulmit, ndërsa përpiqej të dorëzohej.
Familja e saj ka nisur procedurat kundër RAID për vrasje, ndërsa të paktën dy fqinj të pafajshëm që janë goditur nga plumbat po konsultohen me avokatët e tyre mbi masat që duhet të marrin ndaj trupave speciale. Ata janë të huaj që jetojnë në Paris, por nuk kishin
asnjë lidhje me terroristët.