Gjashtë persona janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni ndërkombëtar i shtrirë në 82 vende, mes tyre edhe Shqipëria.
Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde.
Konkretisht, janë sekuestruar: 48.828 litra verë, 3 870 litra raki rrushi, 120 litra birrë Peja, 934 litra pije alkoolike të forta si Whiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj 203 litra pije energjike B 52 dhe B 2, 1990 litra musht rrushi, 2640 kg kafe kokërr, 83 kg mjaltë, 18 000 kokrra vezë, aksesorë voluminoz kantine, etj.