Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni “Mezhgorani”, Dvorani reagon si anëtar i Gjykatës së Lartë

2020/03/02 at 11:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta i tërheq vëmendjen, Dvorani: Organet kushtetuese janë të barabarta

Gjykata e Lartë ka vendosur të reagojë zyrtarisht në lidhje me operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan dhjetëra persona, ndër të cilët edhe gazetari dhe botuesi Henri Çili i cili u la i lirë ditën e djeshme.

Reagimi i Gjykatës së Lartë vjen pasi në operacionin në fjalë ka dyshime se persona të caktuar kanë ndëryhrë tek zyrtarë të Gjykatës së Lartë për të lehtësuar dënimin e vëllezërve Aliko, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Në reagimin e saj Gjykata thotë se gjyqtari i vetëm i mbetur në trupën e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është realtor i çdo çështjeje.

“Gjyqtari relator i çdo çështje që vjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë caktohet nëpërmjet shortit elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, menjëherë në momentin e regjistrimit të saj në regjistrat e kësaj Gjykatë….Aktualisht, për shkak se në Gjykatën e Lartë ka vetëm një gjyqtar në detyrë, të gjitha çështjet gjyqësore, të çdo lloji e natyre, pavarësisht nga koha kur kanë ardhur për shqyrtim, në sistemin e administrimit të çështjeve rezultojnë me gjyqtar relator të vetmin gjyqtar në detyrë: Ardian Dvorani”, thuhet në ragimin e Gjykatës.

Aty mohohet në mënyrë kategorike që gjyqtari Dvorani të ketë patur kontakt ose dhe të ketë ndikuar në trajtimin me përparësi të dosjes së vëllezërve Aliko.

“Ashtu siç i deklaruam mediave të interesuara ditën e premte, pa miratimin me shkrim të drejtuesit të Gjykatës së Lartë, asnjë dosje gjyqësore nuk mund të tërhiqet për çfarëdo qëllimi nga ana e këshilltarëve ligjorë. Akoma më tej, duke vijuar si deri më sot ndjekjen me rigorozitet të procedurave dhe kritereve të miratuara, si edhe trajtimin e barabartë të atyre që presin prej vitesh zgjidhjen e çështjeve të tyre, në cilësinë e të drejtuesit të Gjykatës së Lartë gjyqtari Ardian Dvorani do të vijojë të garantojë respektimin e këtyre procedurave. Prandaj, jo vetëm nuk ka ndodhur, por askush të mos mendojë se mund të marrë përsipër apo të ndërhyjë duke i paracaktuar ndonjë trajtim të privilegjuar rasteve dhe çështjeve të caktuara, si aktualisht ashtu edhe në kohën kur Gjykata e Lartë, me ardhjen e gjyqtarëve të rinj, do të bëhet funksionale.”

Në reagimin e saj Gjykata e Lartë jep dhe një informacion në lidhje me gjendjen e cështjeve në shqyrtim.

“Deri në fund të muajit Janar 2020, në Gjykatën e Lartë janë në pritje për tu shqyrtuar 5202 çështje penale, nga të cilat 79 janë në seancë gjyqësore dhe 5123 në dhomë këshillimi. Ndërkohë janë përgatitur dhe janë të gatshme për tu shqyrtuar, në dhomë këshillimi 566 çështje penale, numër i cili rritet vazhdimisht me rreth 40-50 çështje të reja që përgatiten çdo muaj. Për këtë qëllim, aktualisht dhe për një periudhë afatmesme, Gjykata e Lartë po bashkëpunon dhe do të mbështetet me ekspertizë, masa dhe burime të tjera nga SHBA nëpërmjet Projektit Justice for All dhe nga Euralius”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kampi i Gjadrit/ Gjykata e Lartë në Romë kërkon opinionin e Gjykatës Europiane
Aktualitet

Kampi i Gjadrit/ Gjykata e Lartë në Romë kërkon opinionin e Gjykatës Europiane

30 Maj, 2025 4:32 pm
Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor
Bota

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

30 Maj, 2025 4:20 pm
Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët
Aktualitet

Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët

30 Maj, 2025 4:04 pm
NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë
Bota

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

30 Maj, 2025 3:56 pm
Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

30 Maj, 2025 3:43 pm
Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit
Aktualitet

Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit

30 Maj, 2025 3:27 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Kryen veprime të turpshme me 12-vjeçaren, nis hetimi për dy adoleshentët

30 Maj, 2025 3:11 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përndoqi 24 vjeçaren dhe dogji kabinën elektrike të një pallati, arrestohet i riu

30 Maj, 2025 2:52 pm
Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Aktualitet

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë trafikantët

30 Maj, 2025 2:46 pm
Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët
Bota

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët

30 Maj, 2025 2:31 pm
Para
Kajmaku në arrati, Drejtori i Policisë së Tiranës mesazh komisariatave

Kajmaku në arrati, Drejtori i Policisë së Tiranës mesazh komisariatave

Vrasja e 34 ushtarëve turq/ Erdogan hakmarret ashpër me Sirinë

Vrasja e 34 ushtarëve turq/ Erdogan hakmarret ashpër me Sirinë

Rindërtimi/Rama: Nëse nuk plotësohen vendet, do marrim punëtorë nga jashtë

Rindërtimi/Rama: Nëse nuk plotësohen vendet, do marrim punëtorë nga jashtë

TE FUNDIT

Kampi i Gjadrit/ Gjykata e Lartë në Romë kërkon opinionin e Gjykatës Europiane

Kampi i Gjadrit/ Gjykata e Lartë në Romë kërkon opinionin e Gjykatës Europiane
30 Maj, 2025

Kampi i emigrantëve në Gjadër i shkakton sërish telashe me drejtësinë qeverisë italiane. Këtë herë, sipas mediave vendase, vihet në...

Lexo më shumë

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor
30 Maj, 2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e...

Lexo më shumë

Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët

Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët
30 Maj, 2025

Blegtorët në juglindje të vendit e kanë dëgjuar thirrjen e autoriteteve dhe janë grupuar për të përfituar nga skemat mbështetëse...

Lexo më shumë

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë
30 Maj, 2025

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com