Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë sot në një konferencë për media.
Gjatë fjalës së tij ai ka dhënë detaje nga operacioni kundër trafikut të emigrantëve.
Ai tha se hetimi ka nisur një vit më parë, dhe se janë vënë në pranga 24 persona, e dy të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie.
Rrumbullaku tha se SPAK dhe GJKKO ka caktuar për disa prej tyre arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje.
Ndërkohë ka njoftuar se çfarë u sekuestrua:
13 automjete
50 telefonë
3 pistoletë
1 çifte
50 fishkë
4 laptopë
400 mijë euro
700 mijë dollarë amerikane
4 mijë paund
Doza kokaine kanabis