Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni i SPAK/ Zbardhen 6 vrasje në disa qytete, mes tyre edhe masakra e Bradasheshit

2024/07/31 at 12:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK urdhër për kontrolle në banesa dhe në Call Centera, disa të shoqëruar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer operacion në disa qytete të vendit pasi janë firmosur 30 urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.

Mësohet se ky operacioni është vazhdim i “Plumbit të artë”, pasi janë zbardhur disa vrasje të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin.

Sipas Klan News, janë zbardhur 6 ngjarje kriminale.

Një nga ngjarjet që zbardhur nga SPAK është ajo që njihet si masakra e Bradasheshit ku u ekzekutua Endrit Alibeaj, Alben Dylgjeri dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, mik i familjes.

Është zbardhur dhe vrasja e Klevis Kapllanit, mik i ngushtë i Nuredin Dumanit, ku në atë kohë Talo Çelo dhe Nuredin Dumani u përplasën pikërisht për vrasjen e Klevis Kapllanit. Nuredin Dumani dyshonte se Talo Çelo ishte i përfshirë në ngjarje dhe në shenjë hakmarrje, Nuredin Dumani ekzekutoi Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës, 2 ditë pas kësaj ngjarje.

Në kuadër të operacionit është zbardhur dhe atentati ndaj vëllezërve Baho, ku njëri prej tyre është i vdekur dhe tjetri i plagosur.

Ndërkohë mes personave që janë firmosur urdhërarreste, ka edhe efektivë të policisë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë. Sipas të njëjtave burime, masë sigurie “arrest shtëpie” është caktuar edhe ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Pajtime Fetahu rezulton të jetë personi, i cili ka falsifikuar një dokument dhe një vendim gjyqësor. Ajo gjithashtu ka një lidhje familjare me vëllezërit Çopja të Elbasanit pasi njëri nga vëllezërit është i martuar me vajzën e kësaj të fundit.

Në kuadër të operacionit të SPAK, për lidhje me grupet kriminale në Elbasan është arrestuar edhe zv.drejtori i burgut, Bradashesh, Martin Musaj. Pasi ka rënë në pranga, Musaj është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të burgut.

Akoma nuk ka njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me operacionin, ndërsa informacione më shumë priten në vijim.

EMRAT E PERSONAVE NDAJ TE CILEVE ESHTE CAKTUAR URDHERARREST:

  1. Talo Çela
  2. Altin Kamami
  3. Rexhino Doci
  4. Arben Lamcja
  5. Arsen Mema
  6. Eljo Bitri
  7. Leam Rragami
  8. Elvis Daka alias Dragoviç
  9. Dorjan Dyli
  10. Matilda Hoxholli
  11. Denada Todi
  12. Flobenc Mecja
  13. Armis Stafa
  14. Maksim Koci
  15. Erzen Çopja
  16. Franc Çopja
  17. Hajdar Bako alias Çopja
  18. Mikael Qosja
  19. Maetin Musaj
  20. Guri Biba
  21. Pajtime Fetahu
  22. Renato Masuku
  23. Leonardo Rragami,
  24. Altin Ndoci
  25. Agustin Cinari
  26. Xhimi Hoxha
  27. Klodian Sinameta

MASAKRA E BRADASHESHIT-Dhjetor 2018

Tre persona kanë mbetur të vrarë një atentat të përgjakshëm në Dhjetor 2018 në Elbasan. Ngjarja ndodhi në zonën e Bradasheshit pranë Metalurgjikut, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti ku ndodheshin viktimat.

Nga breshëritë e plumbave humbi jetën Indrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 25-vjeç, si dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, me iniciale E.K. Shqiptarët e vrarë janë të afërm me njëri-tjetrin, xhaxha dhe nip. Edhe shtetasi rumun besohet se është i afërm i bashkëshortes së Alibejt, për të cilin thuhej se ishte i martuar me një rumune dhe jeton me të në Holandë.

Objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë pikërisht Alibej. Pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes së pazareve të drogës, pasi Indrit Alibej figuron me precedentë të mëparshëm penalë. Ai ka qenë i arrestuar për trafik droge në Itali në 2013-ën.

Viktimat kanë qenë duke darkuar në një nga restorantet e zonës dhe u është ngritur pritë sapo kanë hipur në një makinë me targa italiane. Automjeti ku ishin viktimat humbi kontrollin pasi u qëllua dhe doli nga rruga. Policia thotë se autorët kanë qenë disa dhe janë larguar me një makinë në drejtim të Peqinit.

Ju sugjerojmë

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
Sport

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

25 Maj, 2025 3:04 pm
Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
Bota

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

25 Maj, 2025 2:51 pm
Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
Kronikë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

25 Maj, 2025 2:31 pm
“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
Para
SPAK lëshon disa urdhër-arreste, mes tyre policë dhe ish-shoferi i Ardi Veliut

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

“Shëngjini digjej, Parlamenti krihej”, Sula tregon pse hipi mbi karrige gjatë seancës ku u votuan ministrat e rinj

“Shëngjini digjej, Parlamenti krihej”, Sula tregon pse hipi mbi karrige gjatë seancës ku u votuan ministrat e rinj

“12 milion euro dëm Buxhetit të Shtetit”/PD kallëzon në SPAK Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu

“12 milion euro dëm Buxhetit të Shtetit”/PD kallëzon në SPAK Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu

TE FUNDIT

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
25 Maj, 2025

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin...

Lexo më shumë

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
25 Maj, 2025

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve...

Lexo më shumë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
25 Maj, 2025

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas ndjekjes nga policia. I riu, identiteti i të...

Lexo më shumë

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
25 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com