Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni “Flakë në det”/ Sekuestrohen 11 pasuri, restorant, 8 gomone, makina dhe para

2023/10/11 at 10:35 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Operacioni “Flakë në det”/ Sekuestrohen 11 pasuri, restorant, 8 gomone, makina dhe para

Prokuroria e Posaçme kunder krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin “Flakë në det” ku u arrestua shefi i komisariatit të Policisë së Laçit, Dritan Metaj, ndërsa 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim. Mes tyre, edhe “baroni i drogës”, Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza.


Hetimet për këtë çështje nisën pasi në muajin Mars u sekuestruan 41 kilogramë heroinë dhe për këtë ngjarje u arrestua Armando Papa. Policia thotë se ka pasur informacione më pas për trafikimin e një sasie kanabis që do të shkëmbehej me kokainë.

Në vijim të hetimeve në 14 Gusht të këtij viti ranë në pranga disa persona, mes të cilëve edhe shtetas të huaj, pasi do të trafikonin nga vendi i quajtur Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike lëndë narkotike canabis sativa që do të shkëmbehej në det me kokainë.

Prokuroria thotë se si pasojë e këtij hetimi janë sekuestruar disa pasuri të ndryshme, mes tyre një restorant në pronësi të nipit të Gëzim Çelës sipas SPAK, 4 automjete, para cash në Lek, Euro e Paund dhe 4 gomone.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 185 të vitit 2023 për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Me vendim të Prokurorisë së Posaçme procedimi penal nr.185 i vitit 2023 është bashkuar me procedimin penal nr.211 të vitit 2023.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se me datën, 31 Mars 2023 pas kryerjes së veprimeve hetimore në dinamikë, është ushtruar kontroll në automjetin Mercedez Benz me targë AB 790 IK, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 62 pako me peshë prej 41 kilogram e 695 gramë, lëndë narkotike e llojit ‘’heroinë’’ si dhe është arrestuar në flagrancë i dyshuari Armando Papa dhe kanë vijuar hetimet për pjesëtaret e tjerë të grupit kriminal.

Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal janë administruar të dhëna për faktin se nga pjesëtaret e këtij grupi kriminal, me datë 14 Gusht 2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit “cannabis sativa’’ nga vendi i quajtur Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike do të shkëmbehej në det me lëndë narkotike të llojit ‘’kokainë’’ e cila do të transportohej me një mjet tjetër lundrues i cili drejtohej nga shtetas të huaj. Lënda narkotike më pas do të trafikohej nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga policia gjyqësore u konstatua se ne dalje nga ‘’Laguna e Patokut’’, Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues “velierë’’ e identifikuar me pas si veliera “NIULA” me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujërat territoriale Shqiptare, në afërsi të ‘’Kepit të Rodonit’’. Nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza (të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali) me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me policinë gjyqësore që po ndiqnin hetimet. Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikëqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e policisë gjyqësore. Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit Ukrainas K. P. dhe K. B., që ndodheshin në mjetin lundrues ‘’veliere’’, i kanë vënë flakën mjetit lundrues në të cilin ndodhej lënda narkotike dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga ‘’Laguna e Patokut’’, Kurbin, është larguar me shpejtësi duke u ndjekur nga forcat e policisë . Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë. Hetimet evidentojnë se ky mjet lundrues drejtohej nga i dyshuari B. B. Gjatë këqyrjes së kryer në vendin ku u konstatua mjeti lundrues ‘’Velierë’’, policia gjyqësore gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pako me lëndë narkotike të llojit ‘’canabis sativa’’ të cilat nuk kanë arritur të digjen plotësisht.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ka dyshime se personat nën hetim G. Ç., R. G., A. D. duke bashkëpunuar me A. I., A. M., N. Ç., B. B., K. P., K. B., A. P., D. M., me detyrë Shef i Komisariatit Kurbin dhe persona të tjerë të paidentifikuar akoma, në formën e një grupi të strukturuar kriminal kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Trafikimi i narkotikeve’’, ’’Pastrimi i produkteve te veprave penale’’, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, parashikuar nga nenet 283/a,287,333/a,334, 278 të Kodit Penal.

Gjithashtu pas të dhënave të administruara gjatë hetimit për pasuri të përfituara nga të ardhurat e aktivitetit kriminal, është regjistruar procedimi pasuror nr.14/2023 dhe në kuadër të këtij procedimi pasuror, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 09.10.2023 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

  1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;
    2. Automjet i markës Volksëagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;
    3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;
    4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;
    5. Automjet i markës Ëolksëagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;
    6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;
    7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;
    8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;
    9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;
    10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;
    11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

Hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë me qëllim evidentimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Arrestimi i Dritan Metajt, Shkëlzen Metushi emërohet shef komisariati në Kurbin

Arrestimi i Dritan Metajt, Shkëlzen Metushi emërohet shef komisariati në Kurbin

Tarifë 2300 Euro në vit ose 5 vite punë në Shqipëri, studentët e mjekësisë në protestë

Tarifë 2300 Euro në vit ose 5 vite punë në Shqipëri, studentët e mjekësisë në protestë

SHBA dërgon ekspertë teknikë në Izrael për të asistuar në gjetjen e pengjeve të Hamasit

SHBA dërgon ekspertë teknikë në Izrael për të asistuar në gjetjen e pengjeve të Hamasit
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com