Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste. Mësohet se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës.
Sipas informacioneve, po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim.
Ndërkohë në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.
Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka vrarë kohë më parë Santiago Malkën.
Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.