Policia ka sekuestruar, ditën e sotme, 27 kilogramë kanabis në Karicë të Matit.
Personi që posedonte lëndën narkotike ka mundur të largohet, duke i shpëtuar arrestimit të policisë.
“Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar”, informon policia.
Lënda ishte e futur në tre thasë plasmasi. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.