Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar na policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.
Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë./BW